Çfarë mund të bëjnë arsimtarët që të ndërmarrin për siguri më të madhe të nxënësve në internet?
Krijoni rregullore për shfrytëzim të internetit dhe komunikimit nëpërmjet internetit dhe atë ta nënshkruajnë edhe nxënësit
Kështu do të vendosen rregulla dhe parime të qarta, por edhe standarde në lidhje me faktin se çfarë është e praktikë e mirë dhe praktikë e keqe gjatë përdorimit të internetit. Mandej, duke e nënshkruar fëmijët do të ndjejnë obligim për atë që u është dhënë. Është sidomos e rëndësishme që gjatë krijimit të rregullores të përdoret gjuhë, nocione dhe terme të kuptueshëm për moshën e fëmijëve. Shpjegojuni se si prisni që ta përdorin ata internetin, në çfarë mënyre duhet të komunikojnë midis tyre onlajn. Duke pasur parasysh se ky është një dokument shkolle ose dokument i brendshëm për klasën tuaj, obligojini fëmijët t’i respektojnë rregullat gjatë mësimit onlajn, gjatë shkrimit të detyrave të shtëpisë, por edhe në komunikimin e përditshëm. Është më mirë që rregullorja e tillë të miratohet në fillim të vitit shkollor, por edhe gjatë fillimit të semestrit të dytë ose tremujorit të ri është krejtësisht e pranueshme, duke pasur parasysh deri atëherë do të jenë mësuar të gjitha rregullat e caktuara. Është e rëndësishme pas një kohe të caktuar të rikujtohet se ekzistojnë ato rregulla.
Mësojini fëmijët mbi privatësinë onlajn, por edhe mbi rrezikun onlaj (diçka që ndikon shumë më mirë sesa bllokimi klasik i sajteve, që nuk është aplikativ gjatë mësimdhënies onlajn)
Kushtojuni vëmendje t’u shpjegoni ku duhet të kenë kujdes gjatë përdorimit të internetit. Për shembull, shpjegojuni pse është e rëndësishme mbajtja sekret e fjalëkalimeve të cilat i kanë ata. Por, njëkohësisht, tregojuni se në internet ekzistojnë shumë rreziqe. Jepuni shembuj ose propozojuni ueb-faqe relevante me karakter informativ që t’ua shpjegoni temën e tregtisë me fëmijë në internet (Cybertrafficking), por edhe tema të tjera, si për shembull, dhunën bashkëmoshatare onlajn (Cyberbullying). Diskutojeni këtë temë, dëgjojini mendimet dhe qëndrimet e tyre.
Krijoni “kënd të sigurt” ose sistem për paraqitje të praktikave të caktuara të këqija në internet
Biseda me fëmijët është e domosdoshme, kurse duke u treguar se ekziston mënyrë se si ata t’ju drejtohen për një problem konkret që lidhet me sjelljen në internet është me rëndësi të jashtëzakonshme. Kushtojini sidomos vëmendje dhe bisedoni me ta për problemet me të cilat mund të ballafaqohen gjatë shkëmbimit të fotografive provokuese/të zhveshur (sexting), madje edhe nëse kjo gjë bëhet me një shok apo bashkënxënës që i njihni. Është e rëndësishme që para se të bisedoni mbi një temë të tillë edhe ju të jenë të informuar mirë, por edhe t’i njihni mekanizmat e disponueshëm për paraqitjen e keqpërdorimit të fëmijëve, tregtisë me fëmijë, dhunës midis bashkëmoshatarëve etj.
Përfshijini fëmijët në këtë proces
Debati mbi këto tema dhe krijimi i përbashkët i sistemit të paraqitjeve, si dhe të rregullores për përdorim të internetit janë opsioni më i mirë. Në këtë mënyrë nxënësit do të ndihen si pjesë e artikullit përfundimtar dhe do të kenë më tepër dëshirë t’u përmbahen rregullave, sesa ato rregulla t’u jepen direkt nga Ju.
Përpiquni të jeni në vijim me teknologjinë e re
Duhet të jeni në vijim me ndodhitë e reja, risitë onlajn, rrjetet e reja sociale, nocionet që i përdorin nxënësit Tuaj. Sa më shumë njohuri të keni dhe të jeni të involvuar aq më shumë mund të ndihmoni.